E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kartat,Berisha:12 mijë aplikime në ditë

Kryeministri Sali Berisha duke dolur në mbledhjen e qeverisë për kartat e identitetit u shpreh se janë më shumë se 12 mijë aplikime në ditë për t'u pajisur me karta identititeti. Sipas kryeministrit në total janë kreyer 277 mijë aplikime. Berisha njoftoi se në minibashkitë janë shpërndarë plot 125 mijë karta. "Nga kontigjenti prej 700 mijë qytetarë që janë pa pasaporta, kanë ngelur jo më shumë se 400 mijë individë që ende nuk kanë aplikuar për karta identiteti. Të gjithë ata që u bien borive duke deklaruar se procesi po dështon dhe nuk po ecën, e marrin përgjigjen më të mirë nga këto statistika", vijoi më kryeministri. Duke u ndalur te kostoja e pajisjes me karta identiteti, kryeministri Berisha informoi se "Qeveria mori masa për uljen nën kosto të çmimit të kartave dhe konkretisht për buxhetorët me 20 për qind, për pensionistët me 35 për qind dhe për studentët dhe personat me ndihmë ekonomike me 46 për qind".Kryeministri i konsideroi si tentativa për të prishur procesin, të gjitha ato përpjekje që synojnë t'i shndërrojnë kartat e identitetit në letra apo karta votimi, si në vitin 1997 që u shpërndanë gratis dhe shumica e tyre përfunduan në lumin e Lanës. Sali Berisha i ka bërë thirrje qytetarëve të tërheqin kartat e identitetit. Berisha akuzoi opozitën se filloi të minonte procesin, por nuk ia arriti.Deri tani nuk kanë aplikuar për letënjoftime 400 mijë qytetarë që nuk kanë pasaporta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›