Basha: Nderim i veçantë për familjet që ngriten flamurin
Tiranë Me rastin e 100- vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Bashkia e Tiranës ka nisur vizitat për këtë festë. Në një vizitë në familjen e Sali Shijakut, kryebashkiaku Basha ka vlerësuar rolin e familjeve që kanë kontribuar në pavarësinë e vendit dhe ka theksuar që është detyrimi i gjithsecilit të nderojnë ato të cilët kanë derdhur gjak për lirinë e atdheut.
Familjet kanë ndihmuar për pavarësinë dhe është detyra jonë të nderojmë këtë akt. Një nderim i veçantë për familjet që ngritën flamurin. Ka ardhur koha për të shikuar përpara. Të konsolidojmë rolin e Tiranës Europiane e cila duhet të garantojë të drejtat e gjithësecilit- është shprehur kryebashkiaku Basha.
Në fjalën e tij Basha ka shtuar se sfidat e etërve të Tiranës kanë qenë të mëdha, dhe ne do mbështetëmi tek vizioni i tyre.
Me punën dhe përkushtimin tonë, që buron pikërisht nga vizioni i këtyre etërve të Tiranës, që ngritën flamurin këtu më 26 nëntor, ne do të vazhdojmë të konsolidojmë rolin e Tiranës, në Shqipëri, rajon e Europë. Sfidat e etërve të familjeve të mëdha që ngritën flamurin më 26 nëntor ishin të mëdha, edhe të brezave pasardhës- tha Basha.
Flamuri i Pavarësisë u ngrit për herë të parë në Tiranë, mbas 500 vitesh sundimi otoman, në datën 26 nentor 1912. Flamuri u ngrit në sheshin përpara Bibliotekes Kombëtare nga patriotët tiranas Abdi Toptani, Muhamer Pazari, Ibrahim Agalliu, Shefqet Ndroqi. Tirana u shpall kryeqytet në vitin 1920 me vendim të Kongresit të Lushnjës.
Shkrime të tjera me interes: