UKT kërkon rritjen e çmimit të ujit, ja propozimet
TIRANË-Shoqëria e Ujësjellësit dhe Kanalizimeve (UKT), që furnizon kryeqytetin me ujë, ka aplikuar për rritjen e çmimit të ujit te pijshëm në Entin Rregullator te Ujit (ERU). Këtë e bëri të ditur sot, gjatë një konfrence shtypi në ambjentet e UKT-së, Drejtori i saj Sahit Dollapi.
Rritjen e çmimit, Drejtori i UKT-së, e argunometoi të nevojshëm në vizionin e projekteve që kjo ndërmarje ka për të ardhmen, duke theksuar se "në 2013, qytetarët e Tiranës, do mund të heqin depozitat në shtëpitë e tyre, pasi UKT, do mundësoi furnizmin me ujë 24 orë".
Duke bërë një krahasim mes treguesve te vitit 2009 , kur erdhi ne detyrë dhe vitit 2010, gjatë të cilit u aplikua një çmim i ri i ujit, Drejtori i Ujësjellësit të Tiranës, Dollapi tha se "ndryshimi është i dukshëm, por jo i mjaftueshëm, sepse objektivi i UKT-së është furnizim me ujë pa ndërprerje për të gjithë zonën që mbulon".
"Ky objektiv, vijoi më tej kreu UKT-së, nuk mund të arrihet pa një buxhet të mjaftueshëm dhe pa të ardhura të qëndrueshme! Dhe, kurrësesi, nuk mund të arrihet nëse uji, malli që ne prodhojmë, shitet nën kosto, siç ka ndodhur deri më sot".
Ai tha se UKT është shoqëri tregtare, ajo nuk ka lënë pas dore ndjeshmërinë sociale. “Bazuar në këtë parim, UKT propozon rritjen e çmimit për popullatën vetëm me 22 lek/ m3 ose thënë ndryshe çmimi i propozuar prej nesh për popullatën është 55 lek për 1 mijë litra ujë”.
Një rritje më e madhe propozohet për entet buxhetore, për të cilat çmimi rritet me 40 lek/ m3 dhe me 30 lek/ m3 propozohet rritja e çmimit për entet private. Ndërsa për prodhimin e pijeve alkoolike, pijeve freskuese dhe ujit të ambalazhuar ne propozojmë rritjen më të madhe me 60 lek/ m3.
Ashtu si një vit më parë, Ujësjellësi i Tiranës ka përjashtuar nga propozimi për rritjen e çmimit furrat e bukës, ku mbetet i pandryshuar, 95 lek/ m3.
Dollapi tha se "kërkesa është e drejtë dhe e ndershme sepse, nga njëra anë, çmimi i ri që propozohet barazohet me koston e prodhimit të ujit dhe, nga ana tjetër është i përballueshëm nga popullata dhe kategoritë e tjera konsumatore".
Investimet
Sait Dollapi shtoi se treguesit vërtetojnë se Ujësjellësi i Tiranës ka justifikuar kërkesën e parë për rritjen e tarifës së ujit.
"UKT, ka shtuar kapacitetet depozituese te ujit, kemi përmirësuar ndjeshëm rrjetin transmetues dhe të shpërndarjes, duke ndërtuar 33 km lidhje transmetimi dhe rreth 95 km rrjet shpërndarës; kemi rritur orët e furnizimit me ujë në mënyrë të pandërprerë nga 12 orë në 16-18 orë në ditë; janë eleminuar nga harta e zonave problematike, që nuk kishin marrë kurrë ujë, disa qendra të mëdha urbane në kryeqytet, duke i integruar këto zona në regjimin e furnizimit me ujë të Tiranës; për herë të parë pas shume vitesh, u realizuai shërbimin profilaktik të burimeve ujore dhe objekteve depozituese sikurse edhe pastrimin e linjave të transmetimit dhe rrjetit shpërndarës nga lidhjet e paligjshme në një gjatësi prej rreth 47 km tibacjone dhe 30 mijë lidhje të paligjshme ;UKT ka ndërtuar 3 depo akumulimi, duke rritur kapacitetet akumuluese nga 62 metër kub që ishin në 2009, në 90 mijë metër kub sot, dhe duke përmirësuar menaxhimin e burimeve ujore; Ujësjellësi i Tiranës ka vendosur 25 mijë matësa të rinj, duke sjellë uljen e faturave afrofe", bëri të ditur Dollapi.
"Për shkak të këtyre investimeve, të realizuara të gjitha vetëm me të ardhurat e kompanisë, Ujësjellësi i Tiranës ka ndërtuar një marrëdhënie besimi dhe korrektese me konsumatorin, marrëdhënie e cila është reflektuar ndjeshëm tek arkëtimet. Ky tregues jetik për ne është rritur në mënyrë të kënaqshme", tha ai, duke bërë publike dhe kërkesat, që kjo shoqëri ka bërë ndaj ERU.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: UKT kërkon rritjen e çmimit të ujit, ja propozimet