Zvicër,bankat humbje të mëdha nga kriza

Banka më e madhe në Zvicër UBS ka njoftuar se humbjet e shkaktuara nga kriza ekonomike globale kanë kapur shifrën e 17 milionë dollarëve, si dhe ka lajmëruar shkurtimin e 1 600 vendeve të punës. Sipas bankës UBS, humbjet në total për vitin 2008 kanë arritur në 19.7 miliardë franga zviceriane, përfshirë këtu edhe 8.1 miliardë franga të humbura gjatë tremujorit të fundit. UBS ka deklaruar se humbjet e vendeve të punës kanë ardhur si pasojë e investimeve bankare, të cilat kanë vuajtur ekzpozimin e madh ndaj kolapsit të sektorit të hipotekave në SHBA. UBS gjithashtu ka lajmëruar se do të ndërmerreshin ndryshime strukturore për të rifutur bankën në zemër të bizneseve zviceriane. Sipas bankës UBS, do të vazhdonin të shkurtoheshin investimet e këqija bankare. "Kushtet e industrisë financiare kanë ndryshuar dhe do të mbeten të pastabilizuara për të ardhmen e paparashikuar", deklaroi shefi ekzekutiv i bankës Marsel Rohner.