Tiranë, konferencë në kujtim të diplomatit Ljublin Dilja

Do të zhvillohet në ambjentet e Ministrisë së Punëve të Jashtme konferenca përkujtimore në kujtim të diplomatit Ljublin Dilja. Në këtë konferencë do të marrin pjesë Kryeministri Berisha, Ministrin e Jashtëm Basha si dhe diplomatë të tjerë. Diplomati Dilja u nda nga jeta në 1 shkurt në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara. Vdekja e ish-ambasadorit erdhi pas një sëmundje të rëndë. Dilja lindi në Elbasan në 10 tetor të vitit 1957, ku kaloi edhe vitet e fëmijërisë. Shkollën e lartë ai e kreu në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Dega Anglisht. Pasi përfundoi shkollën, në vitin 1980, ai punoi fillimisht si mësues i gjuhës angleze. Më pas kreu disa kualifikime pasuniversitare për psikologji-pedagogji, si dhe kurse për diplomacinë në Shtetet e Bashkuara, në Britani e Itali.