E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krerët e gjykatave: Mbledhje urgjente të KGJK-së

Takimi vjen në kushtet e rrëzimit të ligjit për funksionimin e kësaj konference dhe në prag të skadimit të mandatit për 4 anëtarë të KLD-së. Mbledhja e Konferencës së Gjyqësorit është vendimtare për zgjedhjen e anëtarëve të KLD-së. 

TIRANE- Kryetarët e gjykatave të të tria shkallëve dhe dy shoqatat e gjyqtarëve në Shqipëri, kërkojnë gjetjen e një zgjidhjeje për të mbledhur Konferencën Gjyqësore Kombëtare. Takimi vjen në kushtet e rrëzimit të ligjit për funksionimin e kësaj konference dhe në prag të skadimit të mandatit për 4 anëtarë të KLD-së. Mbledhja e Konferencës së Gjyqësorit është vendimtare për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të KLD-së. Gjykata Kushtetuese rrëzoi ligjin funksionues për mbledhjen e konferencës, i cili përfaqësonte vetëm kryetarët e gjykatave, dhe jo të gjithë gjyqtarët. Shoqatat e gjyqtarëve ankimuan ligjin në Gjykatën Kushtetuese, e cila e rrëzoi atë. "Pa cenuar standardet e procesit dhe cilësinë e ligjit, nevojitet realizimi i tij në një kohë sa më të shpejtë që të jetë e mundur", thuhet në rezolutën e konkluduar pas takimit. Rezoluta i është dërguar Presidentit të Republikës, Bamir Topi, Kuvendit të RSH, Këshillit të Ministrave dhe ministrit të Drejtësisë. "Realizimi i këtij procesi kërkon bashkëpunim, përkushtim, vullnet të mirë të institucioneve kompetente të të tria pushteteve: Gjyqësor, Ekzekutiv dhe Legjislativ", thuhet në rezolutë.
(s.g/GSH/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›