E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë, aksidenton kalimtarin, autori largohet nga vendngjarja

Gazeta Shqip

Foto ilustruese

Përplas për vdekje një person, largohet nga vendngjarja pa i dhënë ndihmën e parë. Ngjarja rrugore ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin kombëtar Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Mabë.

Policia bën me dije se viktima është 52 vjeçari, Dedë Kulli, banor i fshatit Mabë. Nga hetimet paraprake mësohet se 52-vjecari po ecte në anë të rrugës për në shtëpi, kur papritur është përplasur nga një makinë, e cila është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Kalimtari ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen  autorit.

24 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Lezhë, aksidenton kalimtarin, autori largohet nga vendngjarja burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›