E Diel, 1 Nëntor 2026

Vepra arti nga armet, projekti i Ministrise se Mbrojtjes "Ne sherbim te hapesirave publike"

Vepra arti nga armet. Nje metafore per kapercimin e epokave, percjelle nepermjet ekspozites se artisteve amerikane dhe shqiptare ne qytetin e Shkodres permbylli projektin "Ne sherbim te hapesirave publike". Ky ka qene mesazhi qe ka dhene kryeparlamentrja Jozefina Topalli dhe Ministri i Mbrojtjes, Armen Imami. "Ne filluam bashkepunimin me nje grup artistesh shqiptare, si dhe ftuam disa profesore te universitetit te Pensilvanise qe erdhen ne dimrin e vitit 2010-2011 dhe vendosem qe t'i sjellim ne Shkoder. U zgjodh Shkodra per vendosjen e ketyre veprave, u shpreh ministri Imami, sepse eshte nje qytet me tradita dhe shtresa mijevjecare kulturore. "E sollem ne Shkoder per te bere pikerisht kete ballafaqim te lashtesise se kesaj kryeqendre mijevjecare te shqiptareve dhe te ilireve me nje veper moderne"- theksoi Imami. Nga ana tjeter, kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli dhe kryetari i bashkise se Shkodres, Lorenc Luka, e cilesuan dhurate per Shkodren. "Shnderrimi i armeve te shkaterrimit ne vepra arti eshte dicka shume e vecante. Prandaj dhe per kete nje falenderim shume i sinqerte i shkon artisteve qe kane punuar me aq dashuri dhe me aq pasion per te bere nje veper te tille"- u shpreh Topalli.

"Lulet e Drites" dhe Paviglioni i dashurise" afrojne vetedijesim per te shkuaren e ketij vendi dhe reflektim i lirise ne te tashmen. Ky projekt u realizua nga Ministria e Mbrojtjes ne bashkepunim me Bashkine e Shkodres dhe Pen State University ne SHBA.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›