E Diel, 1 Nëntor 2026

Maliqi: Sondazhi i realizur nga unë dhe Gani Bobi, bindi Ramën për koalicionin me Metën

shkelzenShkëlzen Maliqi, këshilltari i kryeministrit Rama për rajonin, thekson se njihet me Edi Ramën që prej  vitit 1992. Ai tregon se sondazhi i relizuar prej tij e bindi Ramën të  bënte koalicion me  Metën.

Në prill të këtij viti, pas pajtimit të Ramës me Metën, kam botuar një analizë pse Sali Berisha  mbeti në pushtet 8 vjet. Arsyeja është çarja në PS dhe mosgjetja e gjuhës së  përbashkët me LSI-në . Pasi që nga viti 2005 kam bërë  një sërë sondzhesh opinion në Shqipëri. Gjithmonë më ka rezultuar se e majta e bashkuar ka më shumë përkrahës de e djathta. Në vjeshtë të vitit 2011 kam realizuar një sondazh të thellë që edhe Ramën e bindi për domosdoshmërinë e kolicionit me Metën, pohon Maliqi.

Ai shprehet se Instituti Gani Bobi ka punuar për Klanin, nën hijen e Berishës , por edhe për Ramën dhe Metën.

Ai e konsideron si pozitive zgjedhjen e tij  si këshilltar për rajonin.

 Shqipëria dhe Kosova  kanë shumë gjëra të përbashkëta, komunikimet janë gjithnjë e më intensive.Duhet të ndërtohen marrdhënia kontraktuale mes dy shteteve që sot shpesh çalojnë ose prodhojnë  situata eksesive, e kemi tregun  pothuajse unik kulturor dhe media. Mund dhe fuhet ti kemi ekonomitë kompatibile me union doganor etj etj. Dhe a duhet ta përmend përfaqësuesen shqiptare në futboll që aktualisht është një simbiozë që  stimulon fuqishëm idenë e bashkimit. Por , më duhet të them se edhe pa ftesën e Kryeministrit, unë e kam pasur idenë që pleqërinë ta kaloj në Shqipëri. Më pëlqen ambient , klima , ushqimi, shprehet Maliqi , për gazetën Shekulli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›