E Diel, 1 Nëntor 2026

Germimet ne Droje, banoret bllokojne kamionet

Mamurras- Germimet ne lumin Droje, prane Mamurrasit, kane hedhur ne proteste banoret e zonave te Fushe-Mamurrasit dhe te Shperdhese, ku jane bllokuar mjetet e nje firme per te marre inerte ne shtratin e lumit. Rreth ores 09:00 te mengjesit te djeshem, grupi i banoreve ka vendosur makinerite ne mese te rruges, duke mos lejuar kalimin e kamioneve. Ne proteste kane marre pjese edhe nxenesit e shkollave 9-vjecare. Sipas kryeplakut te fshatit Shperdhe, Vath Myrtja, "irritimi i banoreve ka ardhur per shkak te germimeve te kryera nga firmat private ne shtratin e lumit Droje, qe ka sjelle per pasoje edhe shembjen e dy pritave malore te ngritura vite me pare". Por banoret pretenduan se germimet e pakontrolluara kane sjelle edhe permbytje pas shirave apo demtime te tokave bujqesore dhe te mbjellave. Me vendim te Keshillit te Ministrave, eshte ndaluar qe dy vjet me pare germimi ne shtratin e lumit Droje. Shqetesimi eshte bere prezent edhe tek kryebashkiaku i Mamurrasit, por nuk eshte marre asnje pergjigje pozitive, derisa dje jane bllokuar kamionet e firmes, qe merr inerte per ndertimin e superstrades.

A. Bushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›