I zgjon femijen, kercenon te mituren me thike ne dore
Korce- Nuk ka duruar dot zhurmen qe mund t'i nxirrte gjumin foshnjes se saj dhe del ne rruge, duke kercenuar femijet e fqinjeve me thike ne dore. Ngjarja ka ndodhur dje ne lagjen nr. 17 te qytetit te Korces. Burime zyrtare te policise bene te ditur se eshte shoqeruar ne komisariat 40 vjecarja Donika A., pas denoncimit te depozituar nga nje fqinja e saj. Policia ben te ditur se Donika, dyshohet se ka kanosur me thike nje vajze te klases se shtate, duke e kercenuar se do i priste koken. E mitura eshte larguar e tmerruar dhe ka njoftuar prinderit. Para oficereve te Policise Gjyqesore, 40-vjecarja ka thene se kercenimin ndaj minorenes e ka bere pasi nuk mund te degjonte dot zhurmen qe ajo bente dhe qe i prishte gjumin foshnjes, ndersa synimi ishte qe ta trembte. E dyshuara eshte lene te hetohet ne gjendje te lire nga prokuroria.
D. Z.
D. Z.