E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te pastrehet uzurpojne konviktin, shkolla kerkon largimin me force

Gjirokaster- Stafi pedagogjik dhe nxenesit e Shkolles se Mesme Profesionale "Thoma Papapano" ne qytetin e Gjirokastres kerkojne mbeshtetjen e shtetit per te larguar forcerisht nga mjediset e godines se ish-konviktit te shkolles, disa familje te pastreha. "Ne kerkojme largimin forcerisht te 7 familjeve, pasi hapesirat e zena do t'i vendosim ne sherbim te shkolles", pohojne drejtuesit e shkolles. Godina e ish-konviktit eshte pjese e mjediseve te kesaj shkolle. Dikur ajo ka sherbyer si vend akomodimi per nxenesit konviktore nga rrethet e Jugut, te cilet vazhdonin studimet prane Shkolles Industriale ne Gjirokaster. Ne vitin 1997, mjediset e ketij konvikti u shkaterruan, madje ato u kthyen ne vend akomodimi per familjet e pastreha, nga zona te ndryshme te vendit. "Fillimisht te pastrehet kishin zaptuar te tri katet e godines dhe ishin rreth 27 familje", thone drejtuesit e shkolles. Nderkohe me kalimin e kohes, numri i tyre filloi te reduktohej, duke liruar njera pas tjetres dhomat e konviktit tashme te dale jashte funksionit te tij fillestar. "Aktualisht jane 7 familje te pastreha qe kane ngelur ende ne konvikt dhe ne kerkojme lirimin e mjediseve te shkolles prej tyre", thote drejtori i Shkolles se Mesme Profesionale, Hasan Ajazi. Sipas tij familjet e pastreha, jane bere pengese per procesin mesimor ne shkolle.

B. Kore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›