E Diel, 1 Nëntor 2026

Nena nuk regjistron dot femijen

Lac- Sakrifica per te lindur femijen, fryt i nje lidhje martesore te perfunduar me ndarje rreth 5 muaj me pare, po persekuton nje 22-vjecare nga qyteti i Lacit. Megjithese ka sjelle ne jete nje foshnje duke rrezikuar edhe jeten, Elvita Mneraj nuk mundet qe ta regjistroje ate ne Gjendjen Civile, prane bashkise. Ndersa u shpreh e vendosur per ta mbajtur femijen, ajo nuk e ka menduar kurre se pikerisht kete krijese te saj, nuk do te mund ta zoteronte ligjerisht. Punonjeset e Gjendjes Civile i kane thene se duhet te sillte per kete proces ish-bashkeshortin, por ky i fundit ka refuzuar. Megjithese ne prefekturen e Lezhes, i kane dhene te drejte per ta regjistruar pa pasur nevoje per prezencen e ish-burrit, Elvita po vuan ende kokefortesine e zyrtareve te bashkise se Lacit, duke u endur sa ne nje zyre ne tjetren. Diten e djeshme ajo ka vendosur te beje publike, paradoksin nepermjet gazetes "KJ", ndersa apelon edhe per zgjidhjen e problemit.

Elvita Mneraj ka sjelle ne jete me 17 shkurt te vitit 2009, femijen e pare qe eshte nje vajze dhe e ka lindur ne maternitetin e Lezhes. Por zyra e Gjendjes Civile ne Lac dhe bashkia, nuk pranojne te regjistrojne foshnjen e sapolindur. Edhe pse 22-vjecarja disponon dokumentet qe faktojne se eshte nena e femijes, serish eshte refuzuar procedura e regjistrimit. Drama e 22 -jecares ze fill vitin 2007, kur Mneraj u martua ne Kosove me Rexh Vahen, nepermjet nderhyrjes se te afermeve te saj. Por martesa nuk do te zgjaste me shume se nje vit dhe Elvita do te linte Prizrenin. "Shkak ishte sjellja ne shtepi e nje tjeter vajze nga bashkeshorti, i cili donte te mbante dy gra. Une isha shtatzene ne muajin e peste dhe nuk mund te qendroja me", rrefen ajo per gazeten. Nena e saj, Fatimja, tregon se ka udhetuar drejt Kosoves ku ka marre edhe vajzen. "Beme nje fejese dhe martese te rregullt. Gjithsesi na erdhi keq per femijen dhe nuk lejuam vajzen qe ta abortonte. Por eshte e habitshme qe te kesh nje femije dhe te mos mundesh ta hedhesh dot mbi vete", thote nena e Elvites.

Fillimisht 22-vjecarja eshte shtruar ne maternitetin e Lacit, po per shkak te komplikacioneve ne lindje, eshte nisur ne maternitetin e Lezhes, ndersa mjeku gjinekolog, Zef Zefi eshte kujdesur per ardhjen ne jete te foshnjes. "Me 18 shkurt kam shkuar ta regjistron ne bashki, por nuk munda. Edhe vajza nuk beri dot regjistrimin pas daljes nga spitali. Na thane se duhej ish-bashkeshorti, por ky refuzon te vije. Edhe kryebashkiaku Luigj Isufi nuk na dha zgjidhje, megjithese prefektura na sqaroi se nuk eshte e nevojshme kjo procedure", rrefen Fatimja.

Ardian Bushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›