E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, nena braktis dy femijet pas divorcit me burrin ne gjykate

Elbasan- Braktis dy femije pas divorcit me bashkeshortin. Donika Menkshi, 31 vjece, me banim ne fshatin Rrenas te komunes Grekan, eshte zhdukur ne drejtim te paditur pas shkurorezimit dhe lenies ne kujdestari nga Gjykata Elbasan te dy te miturve te saj. Bashkeshorti Behar Muca, me banim ne kete fshat, ka derguar dy femijet ne shtepine e ish-bashkeshortes se tij, sipas vendimit te dhene nga gjykata. Por gruaja eshte zhdukur nga shtepia e prinderve te saj. Ndodhur ne keto kushte, 37-vjecari ka vendosur ta denoncoje ish-gruan per braktisje. Policia e Elbasanit ka filluar ceshtjen penale ne ngarkim te 31-vjecares Donika Menkshi, e cila ne perfundim te gjyqit kishte pranuar vendimin e gjykates, sipas se ciles femijet do te mbeteshin nen kujdestarine e saj. Mes bashkeshorteve ka pasur konflikte te vazhdueshme, te cilat e cuan ciftin ne divorc. Para pak kohesh ata i jane drejtuar gjykates per ta zgjidhur ligjerisht ceshtjen. Gjykata ka prishur martesen dhe dy femijet ia ka lene ne kujdestari nenes. Por pas ketij vendimi, 31-vjecarja eshte zhdukur pa lene asnje gjurme. Familjaret e saj kane deklaruar se Donika, eshte larguar pa treguar destinacionin. I detyruar edhe nga veshtiresite financiare per te mbajtur femijet, Muca ka bere denoncimin ne komisariat.

F. Salliu

Akuza

Aktualisht ceshtja ne ngarkim te 31-vjecares, ka nisur per veprat penale te "marrjes dhe kerkimit te shperblimeve per procedurat e biresimit" dhe "braktisjes se femijeve". Policia e Elbasanit deklaroi se shpalli ne kerkim Donika Menkshin. Ky eshte rasti i trete i kesaj natyre gjate ketij viti.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›