Geroge Clooney vjen me "Leatherheads" në Millenium
Kush është i dashuruar e di mirë se rregulli numër një dhe i fundit në dashuri është që .... të mos kesh asnjë rregull. Kush nuk e beson mund të kalojë në kinema për të parë komedinë romantike "Leatherheads", një histori dashurie ku dy aktorë si George Clooney dhe John Krasinski janë legjenda të futbollit amerikan që do të luftojnë për të fituar zemrën e gazetares bjonde Renee Zellëeger. Është situatë komike. George Clooney në film është Doxh Konolli, mit i futbollit amerikan, i vendosur për të çuar drejt stadiumeve të mëdha skuadrën e tij. Por disfatat nuk i ndahen dhe për të shpëtuar ekipin e tij kërkon ndihmën e një tjetër miti të futbolli, Karter Radhërford (interpretuar nga John Krasinski). Mes tyre gjendet një gazetare e re sportive, Leksi Litëllton (interpretuar nga Renee Zellëeger) e cila është gruaja e ëndrrave për të dy lojtarët. Kështu që Konolli dhe Radhërford bëhen rivalë të fortë për të fituar zemrën e gazetares së bukur. Doxh Konolli, legjenda e futbollit amerikan, është i vendosur për të çuar drejt stadiumeve të mëdha skuadrën e tij . Por pasi ekipi humbet sponsorin dhe liga hyn në kolaps, Doxh bind Karter Radhërford idhulli i kolegjit që të luajë me të. Karter është një nga heronjtë amerikane të luftës botërore i cili pretendon që ka detyruar ushtarët gjermanë të dorëzohen. Por kjo histori duket se nuk e bind shumë gazetaren e re, Leksi Litëllton e cila fillon të kërkojë të vërtetën. Kështu nëse në fushë ata janë në të njëjtin anë, jashtë saj Konolli dhe Radhërford bëhen rivalë të fortë për të fituar zemrën e gazetares së bukur.Sapo filmi kishte mbaruar dhe ishte ne prag të premierës së tij, nuk reshtën fjalët se George Clooney kishte shkruar nje pjesë të skenarit duke menduar pikërisht për miken e tij,Renee Zellëeger. Kjo gjë është përmendur në fakt shumë dhe gjatë konferencave për shtyp nuk kanë munguar shakatë e aktorëve dhe pyetjet e gazetarëve. "Për mua ishte shumë e vështirë që të punoja me George si aktor dhe regjisor. Vuajta paksa, por në fund ia dola" thotë duke qeshur aktorja Renee Zellëeger, të cilës nuk i mungon lëvdata për Clooney. "Është i aftë të përqendrohet në atë që kërkon prej aktorëve ,është shumë i përgatitur dhe nuk humb kohë për të menduar se cfarë do të bëjë sepse e ka të qartë që në fillim". Titulli: Leatherheads
Regjia George Clooney, Barbara A. Hall
Prodhuar nga :Casey Silver, Grant Heslov
Skenari: George Clooney, Steven Soderbergh
Aktorë: George Clooney, John Krasinski, Renee Zellëeger, Jonathan Price, Stefen Root
Gjinia: Komedi, romancë