E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muzikal Studentët e arteve, në një Koleksion dashurie

Studentët e Fakultetit të Artit Skenik të degës koreografi të vitit të tretë u bashkuan të gjithë së bashku në muzikalin, i cili u shfaq në skenën e Akademisë së Arteve  
Studentët e degës së koreografisë të vitit të tretë u bashkuan të gjithë së bashku në muzikalin Koleksion dashurie, i cili u shfaq në skenën e Akademisë së Arteve. Ky spektakël, i cili për herë të parë realizohet nga këta studentë u drejtua nga koreografja e njohur Kozeta Baiku, e cila është dhe pedagoge në këtë fakultet. Muzikali Koleksion dashurie kishte tre pjesë Step up 2, Mama  mia.... dhe  Bride e Prejudice (nuse dhe paragjykim. Gjatë këtyre pjesëve u vu re një interpretim i mrekullueshëm i studentëve të koreografisë, të cilët me performancat e tyre morën duartrokitjet e publikut në sallë. Por për koreografen e njohur Kozeta Bakiu ky muzikal shënon një shfaqje të veçantë për studentët e Akademisë së Arteve. Vendosëm që të bënim një thyerje të tabuve të përhershme për të shfaqur veten e tyre këta të rinj, të cilët nesër do të jenë koreografët e ardhshëm të vendit. Është diçka shumë e bukur dhe e veçantë. Unë jam shumë e kënaqur, që çdo ide timen unë e përcolla tek ata dhe ata e përqafuan. Kam punuar sëbashku me ata, të cilët janë lodhur shumë. Mendoj se ata ia kanë arritur qëllimit së bashku me mua, tregon pedagogia Bakiu. Më tej ajo shpjegon se ky Koleksion dashurie vjen në sezonin e provimeve të studentëve dhe sipas saj ky muzikal shërbeu që këta të rinj të njohin dhe vështirësitë e një shfaqjeje. Muzikali Koleksion dashurie është në fazën e provimeve, por unë mendoj që një artist duhet të jetë i kompletuar që në shkollë për të arritur maja në jetë. Me këtë ide që kam vendosa që çdo hallkë që has në jetë ata ta hasin në shkollë, duke filluar që nga ideja e zbërthimit personazheve, krijimi i koreografive të reja, duke u marrë me regjinë, mizanskenën,dhe çdo gjë që kërkon ky spektakël. Mendoj që të rinjtë duhet ti prekin vetë me dorë për të qenë dhe për të pasur një ide të qartë se çfarë kërkohet në jetën e përditshme të spektaklit, thekson ndër të tjera prof. Asc. Kozeta Bakiu. Për muzikalin, i cili përcolli për të pranishmit një shfaqje të veçantë kanë qenë vetë studentët ata që kanë dhënë ndihmesën e tyre për të realizuar këtë Koleksion dashurie. Studentët i kanë bërë të gjitha vetë, duke filluar që nga kostumet që i kanë me shpenzimet e tyre si dhe shumë gjëra të tjera. Kjo mendoj që i bën shumë mirë atyre, sepse i forcon, i përgatit dhe i bën të aftë për punë. Pavarësisht nga vështirësitë, i gjithë stafi i skenës ka qenë i përkushtuar për këtë provim të studentëve që ata të dalin sa më mirë në këtë provim, tregon pedagogia Kozeta Bakiu. Muzikali, sipas pedagoges Bakiu përfshin detyrat e disa prej studenteve të akademisë, të cilat reflektojnë në një shfaqje të ndarë në tri pjesë të ndryshme. Muzikali Koleksion dashurie u përcoll me anë të tre pjesëve, ku balerinë e rinj në të njëjtën kohë kënduan dhe aktruan, etj. Pjesa e parë me titull Step up 2, pati interpretimin e balerinëve që në të njëjtën kohë aktruan, kënduan etj. Ngjarja e Step up2 zhvillohet në Amerikë. Një grup të rinjsh të rritur në rrugë dëshirojnë që të ndryshojnë diçka në jetën e tyre. Mes tyre ndodhet Andy një vajzë e brishtë, por me shumë ëndrra  brenda vetes. Pjesa erdhi me koreografi dhe ide të studentëve Andi Vrapi, Sindi Gjoka, Besi Skura, dhe Endri Nebi. Pjesa e dytë e muzikalit që u përcoll për publikun titullohej Mama mia.Ngjarja zhvillohet në një ishull të Kretës. Në qendër të ngjarjes është Dona (mamaja) dhe Sofia(vajza), të cilat jetojnë në një ishull. Sofia pasi ka gjetur shpirtin saj binjak, dëshiron që të shoqërohet në altar nga babi i saj, të cilin nuk e ka njohur kurrë...., dhe si ide e saj ishte që dashuria  e zemrës triumfon mbi çdo pengesë që mund të dalë në jetë, ajo nuk njeh moshë dhe largësi. Ideja dhe koreografia e saj erdhi nga Romina Kaso, Fatjon Lito, dhe Ilda Rapo. Tek pjesa e tretë me titull Nuse dhe paragjykimi, që u përcoll për publikun, ishte diçka interesante, me të cilën ishte menduar dhe mbyllja e muzikalit Koleksion dashurie,e cila solli dhe atmosferën e një feste në shfaqje. Dy personazhet kryesore ishin dy studentë që ishin njëri nga shkolla e aktrimit dhe tjetri nga regjia. Pjesa ishte një bashkëpunim me balerinët Isida Mollaymeri, Fatlinda Smalaj dhe Sonila Tafa. Pedagogia Bakiu u shpreh se ajo kishte dëshirë që kjo shfaqje të vendosej dhe në skena të tjera nëse ishte e mundur.  

Email This Klikime: 5

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›