E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama do të flasë për Afganistanin gjatë ceremonisë së çmimit Nobel



Presidenti Obama nuk do t'i shmanget çështjes së shtimit të trupave në Afganistan gjatë ceremonisë së marrjes së çmimit Nobel që do të zhvillohet të enjten e javës së ardhshme në Oslo të Suedisë. Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibbs. Gibbs, gjatë një konference për shtyp, pohoi se presidenti Obama do të mbante përgjegjësinë e tij për shtimin e trupave në Afganistan edhe gjatë marrjes së çmimit Nobel. Në kohën kur Obama u njoftua se kishte marrë çmimin Nobel, ai pohoi se ishte i nderuar nga ky çmim por ai theksoi se mbetej kreu i ushtrisë amerikane dhe misionet në Afganistan dhe Irak do të vazhdonin.
Presidenti Obama, para dy javësh bëri zyrtare vendimin e Shtëpisë së Bardhë për të shtuar me 30 mijë ushtarë kontigjentin e ushtrisë amerikane në Afganistan. Pas këtij vendimi erdhën një valë e madhe kritikash ndaj presidentit Obama duke ironizuar çmimin Nobel që ai kishte marrë për kontributin e tij për paqen në planet. Ky çmim prestigjoz iu dha presidentit amerikan me motivacion për kontributin e madh për përpjekjet e tij për përforcimin e marrdhënieve diplomatike midis popujve dhe racave të ndryshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›