Gerrard mund të mungojë kundër Realit
Ekzaminimet mjekësore kanë zbuluar se kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrad, ka dëmtuar gjurin, kështu që ai nuk do të mund të luaj në tre javët e ardhshme. "Sky Sports Neës" bën të ditur se përveç disa ndeshjeve të rëndësishme ku nuk do të mund të paraqitet mesfushori anglez, ai mund të mungojë edhe në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit në Bernabeu. Gerrard nuk do të paraqitet në përballjen e fundjavës kundër Portsmouthit, pastaj në ndeshjen miqësore të Anglisë kundër Spanjës, po ashtu do të mungojë kundër Manchester Cityt, ndërkohë që mjekët do të bëjnë gjithçka që ai të kthehet për përballjen e rëndësishme të Ligës së Kampionëve kundër Realit Stiven Gerrard është kapiteni dhe shpirti I skuadrës së rafa Benitez dhe mungesa e tij do të ndjehet shumë në skuadër.Liverpooli u eleminua nga FA CUP nga rivali I qytetit Everton dhe edhe në Premier Ligë është në vend të dytë. Një nga objektivat kryesorë të të kuqve nga Anfield Road është edhe Liga e Kampioneve kun ë një të tetat do të luajnë kundër REalit të Madridit.