Capello: Messi më i mirë se Ronaldo dhe Robben
Trajneri i Kombëtares së Anglisë Fabio Capello thotë se Lionel Messi është lojtari më i mirë në botë për momentin dhe është lojtari i dytë argjentinas pas Maradonës, i cili do të marrë statusin e legjendës. Trajneri i Anglisë ka shprehur admirimin e tij për superyllin e Barcelonës, duke thënë se ai është lojtar më i mirë se Cristiano Ronaldo apo Arjen Robben. "Ai mund të bëjë gjëra të mahnitshme dhe është lojtar i jashtëzakonshëm. Ai është pasuesi i Maradonës". "Ronaldo dhe Robben janë lojtarë shumë të mirë, mirëpo askush në botë nuk e ka talentin e Messit", ka thënë Capello për "Sport".Argjentinasi i Barcelonës ka hyrë edhe në historinë e klubit Katalanas si lojtari që ka shënuar golin numër 5000 të klubit në ndeshjen e javës së kaluar kundër Santander.Messi ka shënuar këtë sezon të Primera Divizion 16 gola dhe së bashku me Etto dhe Henry janë sulmi më I mirë në Spanjë.Ky është një vlerësim që i bën argjentinasit një nga trajnerët më të mirë në Botë siç është Fabio Kapello.Për numrin një të stolit të tre luanëve Leoo Mesi do të marrë edhe statusin e legjendës pas Maradonës.