Platini kundër transferimit të Beckham
Ka nisur operacioni për të bërë që aventura e David Beckham te Milani të vazhdojë. Është parashikuar një takim në Los Angeles midis avokatëve të Galaxy dhe avokatëve amerikan të anglezit për të vënë pak qartësi në kontratën e mesfushorit me klubin kalifornian. Një shtysë të madhe çështjes i ka dhënë vetë Beckham i cili në përfundim të ndeshjes miqësore të luajtur në Gllasgo ka dalë hapur hde ka shprehur dëshirën e tij për të qëndruar te Milani.Avokatët amerikan të ish kapitenit të Kombëtares Angleze do të bëjnë të ditur se i asistuari i tyre e konsideron të mbyllur eksperiencën e tij te Galaxy dhe se është i gatshëm që të heqë dorë nga milnionat që merr në Amerikë. Mesfushori anglez do të preferonte që të shitej te kuqezinjtë e Milanit në mënyrë përfundimtare .Në shtëpinë e Mialnit rritet optimizmi që mund të mbështeten te Beckham edhte përtej kontratës në formë huazimi. Kjo çështje parashikohet shumë e gjatë.Por për rastin Beckham nuk janë të gjithë të kënaqur por ka edhe nga ata që janë shumë të inatosur. Një nga këta është edhe Presidenti i Uefas Mishel Platini të cilit kontrata e firmosur midis Mialnit dhe Beckhamit nuk i pëlqen aspak. Problemi im nuk është Beckhami por fakti që Mialni mund të blejë një lojtar vetëm për tre muaj.Përse të mos e blenë një lojtar vetëm për një ndeshje ose ndoshta pesë të tilla për të luajtur një finale.Numri një i futbollit europian nuk ka asgjë kundër Milanit dhe David Beckham por ai i trembet skenareve që mund të happen në botën e futbollit .