Gerrard nuk e braktis Anglinë

Steven Gerrard nuk ka ndërmend të pensionohet nga Anglia pas Euro 2012. 31 vjeçari do të jetë kapiten i ekipit në Poloni dhe Ukrainë, derisa shumëkush ka sugjeruar se kjo do të jetë gara e tij e fundit për Kombëtaren.
Mirëpo, Gerrard ka insistuar se dëshiron të vazhdojë të luajë për Anglinë.
“Nuk mund të kuptoj se në moshën time ka të atillë që dyshojnë nëse do të tërhiqem nga Kombëtarja. Nuk mendoj se më duhet të marr vendim. I adhuroj paraqitjet për Anglinë dhe për Liverpoolin”, deklaroi Gerrard për Daily Mirror.