Gerrard nuk mund ta mbajë rekordin, fajin operimi

Stiven Gerrard nuk mund të jetë lojtari i vetëm që do të luaj në të gjitha ndeshjet nga 90 minuta në Premierligën Angleze për të qenë një edicion i pazëvëndësueshëm.
Ylli i Liverpoolit do të bëhet operacion në fund të kësaj jave. Kapiteni legjendar ka marrë njoftimin nga stafi mjekësor se në fund të kësaj jave do të futet në operacion. Gerrard po lëndon nga një lëndim në krahëror ndërsa sipas mjekëve lëndimi po rritet dhe se nuk mund të vënojnë ndërhyrjen.
Kështu Gerrard me shumë gjasa do të humbas dy ndeshjet e fundit me Liverpoolin këtë edicion ndërsa do të jetë i gatshëm për fazën parapërgatitore në verë./Indeksonline/