Casillasi për Mourinhon, dikur më i miri në botë

Jose Mourinho si duket i ka harruar fjalët e tij që para 2 vitesh i thonte për Iker Casillasin. Trajneri i Real Madridit në vitin 2011 kishte thënë se Topi i Artë për lojtarin më të mirë në botë duhej ti jipej pikërisht Iker Casillasit.
Madje mediat spanjolle i'a kanë reprizuar këtë video ku Mourinho në prani të tij tha se Casillas është portieri më i mirë në botë dhe ai duhet të shpërblehet për këtë.
Nuk janë bërë as 2 vite dhe Mourinho i ka ndërruar fjalët. Madje për të Diego Lopez është portier më i mirë se Casillas.
Vetë trajneri portugez tha sot se Casillas nuk do të jetë në formacion sepse Diego Lopez është më i mirë se ai.
Megjithatë largimi i Mourinhos nga Reali sipas mediave spanjolle do të bëjë që Casillas të rikthehet në formacionin bazë për ti ndërruar rolet me Diego Lopezin.
/>