‘Gerrard vlen më shumë se Ronaldo’
Liverpool- Ronaldo kushtoi ‘një djall e gjysmë’, porse ka lojtarë që nuk shiten për asnjë vlerë. Njëri nga këta është Steven Gerrard. Mesfushori i dikurshëm i Liverpoolit, Jan Molby, beson se shuma prej 80 milionë sterlinash që do të paguajë Real Madridi për transferimin e Cristiano Ronlados nuk do të mjaftonte për blerjen e simbolit të Redsave, Steven Gerrard.
“Është e pakuptimtë që të bësh një ofertë për Gerrardin, pasi ka disa lojtarë të cilët asnjëherë nuk do të jenë në shitje, dhe ai bën pjesë në atë kategori. Ndërsa unë mendoj se Cristiano Ronaldo sërish do të jetë në shitje në të ardhmen”.
“Të gjithë te Liverpooli e dimë vlerën që ka Gerrard për klubin dhe ai vlen shumë më shumë para se Ronaldo”, ka thënë Molby.