Gerry Adams akuzon të atin për abuzim
Kryetari i partisë Sinn Fein në Irlandën Veriore, Gerry Adams, ka zbuluar se anëtarët e familjes së tij kanë qenë subjekt i abuzimeve seksuale dhe atyre fizike, të kryera nga i ati i tij.
Adams, një prej figurave më të rëndësishme politike në Irlandën Veriore gjatë tri dekadave të kaluara, theksoi se i ati ka abuzuar seksualisht fëmijët e tij dhe se familja ende është duke tentuar të këndellet nga kjo traumë.
Adams, një nga 10 fëmijët e familjes së tij, theksoi se ka vizituar shtëpinë e fëmijërisë së tij dhe skenat e abuzimeve, por theksoi se nuk i kujtohet që edhe ai të jetë abuzuar personalisht nga i ati.
Udhëheqësi i partisë kryesore republikane në Irlandën e Veriut dhe një prej figurave më të rëndësishme në procesin paqësor në Irlandën e Veriut, theksoi se abuzimet ishin të tmerrshme.
I ati i tij, Gerry Adamsi i vjetër, ka qenë një vullnetar i Armatës Republikane të Irlandës. Ai ka vdekur si një njeri i vetmuar në vitin 2003, për shkak të së kaluarës së tij, theksoi Adams.
“Në fund të viteve të 90-ta, ne kuptuam se babai ynë kishte abuzuar seksualisht anëtarët e familjes tonë. Abuzimet kanë ndodhur për vite me radhë. Ky zbulim kishte ndikim shkatërrimtar në gjithë familjen tonë. Ne për çdo ditë po jetojmë me pasojat”, tha Adams.