E Shtunë, 31 Tetor 2026

Javën e ardhshme, ngritje temperaturash

Zyrtarë të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës kanë thënë për Kosovapress se javën e ardhshme, duke filluar pas ditës së martë, do të ketë përmirësim të motit dhe ngritje të temperaturave, të cilat do të arrijnë maksimalen deri në 10 gradë Celsius.

Sipas drejtorit pranë këtij instituti, Sylë Tahirsylaj, nata e sontme do të jetë më e ftohta ku temperatura do të zbresë deri në 12 gradë Celsius nën zero, ndërsa sipas prognozave të motit ditët në vijim do të jenë pa reshje atmosferike, por me një ngritje graduale të temperaturave pas ditës së martë.

“Moti këtyre ditëve do të jetë pa reshje atmosferike, por me një ngritje temperaturash pas ditës së martë, ku maksimalja do të arrijë deri në 10 gradë Celsius, derisa minimalja do të luhatet minus 4 deri në minus 5 gradë”, ka thënë ai.

Ai po ashtu bëri të ditur që nga fundi i javës së ardhshme pritet të ketë reshje shiut, ndërsa era do të fryjë nga ana e jugut me shpejtësi mesatare 1 deri 10 metra në orë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›