E Diel, 1 Nëntor 2026

Gert Haxhiu merr Besen

Gert Haxhiu eshte trajneri i ri i Beses duke zevendesuar keshtu te vetedorehequrin Perparim Daiu. Vlonjati eshte i treti ne kete sezon qe ulet ne bankinen kavajase ne harkun e 11-javeve ose me sakte fazes se pare. Besa nenkampione e vendit fituese ne fuqi e Kupes dhe Superkupes se Shqiperise eshte duke bere nje sezon te varfer dhe larg mundesive te futbollit tradicional kavajas. Verdhezinjte e Nexhat Bizhdilit e nisen sezonin me Shpetim Duron por ish-trajneri i Partizanit dha doreheqjen pas javes se katert pas nje barazimi pa gola me Teuten. Besa me ish-trajnerin Shpetim Duro ne bankine grumbulloi vetem 2 pike ne 4 ndeshjet e para. Pasuesi i Duros Perparim Daiu nje ish-trajner i Shkumbinit Lacit dhe Kamzes ka qene edhe dy here te tjera ne rolin e trajnerit te Beses ne sezonin 2005-2006 prill-maj dhe 2006-2007 java 5-12.

Ne fakt me Daiun skuadra kavajase e nisi me nje barazim 2-2 ne Peqin me Shkumbinin madje arriti dhe nje fitore 2-1 me Tiranen por dhe ky nuk arriti te grumbulloje me shume se 6 pike ne 6 ndeshje. Edhe Perparim Daiu e dha doreheqjen pas nje barazimi pa gola 0-0 ndaj Kastriotit takim i vlefshem per javen e 10-te. Gert Haxhiu i cili ne te kaluaren e tij ka drejtuar Apolonine Bylisin Skenderbeun e Partizanin do te jete trajneri i trete i Beses dhe i gjashti i serise se dyte te trajnereve qe ulen ne bankinen e pese skuadrave qe kane ndryshuar tekniket e tyre me te cilet nisen sezonin. Valsi i bankinave nisi me shkarkimin e Mirel Joses nga Shkumbini ne javen e 2-te u zevendesua nga Agim Canaj per tu pasuar me Ilir Spahiun e Bylisit u zevendesua nga Nikola Ilievski.

Shpetim Duro u largua nga Besa ne javen e 4-t i pasuar nga Perparim Daiu ndersa Sulejman Starova u shkarkua ne javen e 6-te i zevendesuar nga Nevil Dede. Shkarkimit nuk i shpetoi dhe nje trajneri i huaj malazezi Mojash Radonjic i Vllaznise u zevendesua nga Mirel Josa ky i fundit e nisi sezonin te Shkumbini. Gjithsesi doreheqje publike ka dhene dhe Stavri Nica i Lacit por qe nuk u pranua nga presidenti Pashk Laskaj. Ne fakt per te drejtuar nje ndeshje futbolli ne bankine jane ulur dhe Agim Meto i Bylisit java e 4-t kur zyrtarisht trajner i emeruar ishte maqedonasi Nikola Ilievski por dhe Artan Mergjyshi i Dinamos i cili ka zevendesuar per dy jave 9 dhe 10 ne stolin blu argjentinasin e pezulluar Luis Manuel Blanko.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›