E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancester Siti kerkon Kasanon

Mancester Siti eshte gati ta terheqe Antonio Kasanon nga kampionati italian duke i dhene nje mundesi per te shpetuar karrieren ne Premier Lige. Tabloidi britanik Daily Mail raportoi dje se sulmuesi italian eshte nje nga objektivat e klubit nga Mancesteri pasi drejtuesit e Sampdorias kane ndermend tia nderpresin marreveshjen pas debatit dhe fjaleve ofenduese ndaj presidentit Rikardo Garrone disa dite me pare. Klubi italian ka bere ne Gjykaten e Arbitrazhit Sportiv ne Serine A nje kerkese per anulimin e kontrates se 28-vjecarit. Nderkohe mediat kane filluar te shkruajne per destinacionet e mundshme te sulmuesit nga Bari megjithese ky i fundit ka kerkuar ndjese dhe ka shprehur deshiren per te mbetur te Sampdoria. Pas Juventusit dhe Palermos se fundi permendet edhe Mancester Siti i Roberto Mancinit si nje nga klubet e gatshme per te siguruar sherbimet e Kasanos.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›