E Shtunë, 31 Tetor 2026

Morati Situata e veshtire Fajin e kane demtimet e shumta

Interi kete fundjave barazoi 1-1 me Breshian. Zikaltrit kane humbur sherbimet e Samuelit per rreth 6 muaj

Po zhvillojme nje kampionat me shume se dinjitoz. Pas barazimit me Breshian dhe sidomos listes se demtimeve qe sa vjen e zgjatet se fundi shtohen emrat e Samuelit dhe Maikonit te gjithe prisnin qe Morati te ishte me i zymte se heren e fundit pas humbjes me Totenhemin. Por ne fakt numri nje i kampioneve beri thirrje per qetesi. Me duhet te pranoj se situata eshte e veshtire por me i rendesishem eshte fakti qe ne te rikuperojme te gjithe lojtaret e demtuar. Mendoj se vetem me te tere futbollistet ne dispozicion skuadra do te mund te luaje mire keshtu te beje me mire se vitet e kaluara - tha Morati.

Demtimet e parashikuara

Per momentin nuk mund te japim ate cka dhame nje vit me pare - shtoi Morati. - Them keshtu pasi shoh qe na mungojne shume titullare. Mendoj se tani ne duhet te qendrojme ne vendet e para te tabeles se klasifikimit qe me pas ne fund te kampionatit te befasojme te gjithe duke rritur ritmin. Te dielen luhet derbi me Milanin qe i gjen zikaltrit ne pozita jo fort te favorshme. Por Morati nuk ka deshire te flase per kete pasi i marrim ndeshjet nje nga nje. Po kush e ka fajin per gjithe keto demtime Sipas presidentit interist askush. Eumlshte statistike qe kur nderrohet trajneri ndodhin te tilla gjera. Pastaj menyra e lojes nuk ka ndryshuar shume e perdorim shume topin dhe bejme me pak ushtrime atletike. Masimo Morati shpreh keqardhje per demtimin e rende te Samuelit Eumlshte profesionist nje njeri fantastik dhe shume serioz. Ky demtim ia ka ulur moralin sepse nuk e meriton. Ne fund te fjales se tij numri nje i Interit shpenzoi dy fjale per dy protagonistet e Interit te sezonit te kaluar. Behet fjale per Balotelin dhe Murinjon. I pari kete fundjave shenoi dy gola ndaj WBA-se dhe me pas mori karton te kuq ndersa Murinjo tek Reali fitoi parmbreme derbin e pare te Madridit. Baloteli Mendoj se ai ka shume kualitet nuk e ndoqa ndeshjen e tij. Mu Ai tashme eshte ne rrugen e vet - perfundoi Morati.

Morati mendon per Spaletin

Rezultatet jo te mira qe ka koleksionuar Interi ne kete periudhe ne Serine A barazoi me Sampdorian dhe Breshian ne shtepi si dhe humbja e Londres ne Ligen e Kampioneve kane shtyre presidentin Morati qe te filloje te mendoje qe tani per pasardhesin e Benitezit. Skuadra e drejtuar nga profesori eshte nje nate e nje dite larg asaj qe udhehoqi vjet Murinjo fitoi me zikaltrit Kampionatin Kupen dhe Ligen e Kampioneve. Per kete arsye pronari i Interit sipas sajtit italian sportmediaset.it ka derguar emisaret e vet ne rusi per te biseduar me teknikun e Zenitit te Shen Pjeterburgut. Mendohet se Morati i ka lene kohe Rafa Benitezit deri ne fund te nentorit. Nese skuadra kampione e Italise nuk do te luaje mire atehere me shume mundesi ne krye te ekipit do te vije Luciano Spaleti ish-tekniku i Romes.

Ranokia vjen ne janar

Drejtuesit e Interit po mendojne te nderhyjne ne merkaton e janarit pas situates se rende me demtimet sidomos ne repartin e terhequr. Demtimi i Samuelit i cili u operua dje ne Pavia ne gju ka krijuar nje boshllek ne qender te mbrojtjes se kampioneve prandaj drejtuesit jane te detyruar te nderhyjne ne merkato per te siguruar alternativa zevendesimi. Mediat italiane bejne te ditur se gjate diteve te ardhshme perfaqesuesit e klubit zikalter do te takohen me ata te Xhenovas per te sjelle ne Milano qendermbrojtesin Andrea Ranokia. 22-vjecari italian eshte ne pronesi te Interit por luan me Xhenovan ne forme huazimi. Ne fakt marreveshja parashikon qe lojtari te qendroje ne klubin aktual deri ne fund te sezonit por problemet e fundit i detyrojne kampionet ta kerkojne qe ne janar. Pervec Samuelit te padisponueshem per Rafa Benitezin do te jene edhe Maikoni 30 dite dhe ndoshta Uesli Shnajder i cili e la pergjysme ndeshjen me Breshian te shtunen mbrema. Nderkaq per transferten me Lecen te merkuren pritet te rikthehen portieri Zhulio Sezar dhe mesfushori Dejan Stankovic. Me pas per derbin me Milanin Rafa Benitezi shpreson te kete te gatshem sa me teper lojtare qe te jete e mundur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›