Dede Pavaresisht se ne luajme ne shtepi ne vleresojme cdo kundershtar

Tirana ka bere nje ankese ne Federaten Shqiptare te Futbollit. Bardheblute tri takimet e radhes do ti zhvillojne ne shtepi
Per trajnerin e ri bardheblu Tirana ka nje mundesi te mire qe te ngjitet ne renditje. Kjo pasi klubi me i titulluar ne Shqiperi 24 kampionate te fituara ka tri ndeshje radhazi ne shtepi. Ne nje prononcim te dhene per mediat Dede kerkoi vemendjen maksimale nga futbollistet dhe shprehet se asnje ekip nuk eshte i lehte. Duhet te jemi te perqendruar per sfidat e radhes. Pavaresisht se luajme ne shtepi ne vleresojme cdo kundershtar. Asnje ekip nuk eshte i lehte per tu mundur. Nese i marrim gjerat lehte atehere mund edhe te ndeshkohemi. Por fillimisht duhet qe te mendojme per Vllaznine. Cdo sfide duhet qe ta marrim me radhe - u shpreh Dede. Tekniku flet edhe per takimin e javes se 11-te kunder Vllaznise. Na pret nje ndeshje e veshtire kjo nisur edhe nga kundershtari qe kemi perballe. Por nisur nga ajo cka kemi dhene ne fushe jemi optimiste se do te vazhdojme me rezultatet pozitive - vazhdoi ai.
Objektivat
Ne perfundim te javes se dhjete te kampionatit diferenca midis ekipit kryesues Dinamos dhe Tiranes eshte tete pike. Sipas teknikut te bardhebluve jane te gjitha mundesite qe te kapet kreu. Kampionati eshte i gjate. Ne ende kemi per te luajtur takime te tjera te vlefshme per fazen e pare. Keshtu qe kemi kohe per arritjen e objektivave - u shpreh ai. Tirana aktualisht eshte ne kuoten e 15 pikeve dhe renditet ne vend te peste ne tabelen e klasifikimit. Dede flet edhe per gjendjen aktuale te skuadres. Aktualisht kapiteni Muka vazhdon qe te jete i demtuar. Nderkohe qe ne takimin radhes nuk do te kemi as Gvozdenovicin i cili ka marre tre kartone te verdhe. Ne kemi nisur pergatitjet per sfiden kunder ekipit shkodran - perfundon trajneri i Tiranes.
Ankesa
Tirana ka bere nje ankese ne Federaten Shqiptare te Futbollit per kartonin e verdhe te marre nga mbrojtesi serb Ivan Gvozdenovic ne takimin kunder Shkumbinit. Sipas klubit bardheblu gjyqtari i ndeshjes ka gabuar ne denimin e dhene ndaj lojtarit. Gvozdenovic ka plotesuar numrin tre te kartoneve te verdhe qe e detyrojne ate te mos luaje nje ndeshje. Por per bardheblute vendimi nuk eshte i sakte dhe ata duan qe FSHF ta rishikoje edhe nje here kete ceshtje.