Gërvishtja e makinës i merr jetën 30-vjeçarit

Ngjarja ndodhi në Sauk të Vjetër, vetëm pak kilometra larg Tiranës, ku ka humbur jetën shtetasi Vilson Përleka, 30-vjeç.
Ai është goditur me levë pas gërvishtjes së një automjeti, që mësohet se i përkiste shtetasit Erald Sina, i identifikuar edhe si autor i ngjarjes.
Policia tha se ka arrestuar dy persona të përfshirë në konflikt, ndërsa i dyshuari si autor i ngjarjes është shpallur në kërkim pasi është larguar menjëherë pas krimit të rëndë. Policia pritet të sqarojë plotësisht ngjarjen pas hetimeve që po kryhen. /S.Ll/Start/
2011-10-19 08:52