Jonida Onuzi, balerina qe sfidoi skenat boterore Izaura Ndoj
Ishte vetem 11 vjec, kur ka prekur skenen dhe ka rrembyer duartrokitjet e para si balerina fluturuese ne Teatrin e Operes dhe Baletit. Ndersa sot, balerina soliste Jonida Onuzi, rrefen per "Koha Jone", rrugen e bukur te baletit, rolet me te vecanta dhe sukseset e skenave boterore. Me levizjet e saj ne skene, ajo e ka bere per vete publikun, i cili gjithmone dhe me shume e vlereson per ate qe ajo sjell ne baletin klasik, si balerine soliste. Balerina Jonida Onuzi, e cila qe femije ka interpretuar ne skenen e Teatrit Kombetar te Operes dhe Baletit, ka sjelle para publikut personazhe dhe karaktere nga me te ndryshmet qe ne moshe te vogel. Prej shume vitesh, ka marre pjese ne shume aktivitete koncertore te shkolles, jo vetem ne skenat shqiptare, por edhe ato te huaja. Ajo qe e ka bere te ndihet shume e sigurt ne vetvete, drejt ketij profesioni, ka qene fakti i te qenit gjithmone soliste dhe kjo, sepse eshte perkushtuar dhe ka punuar shume dhe e dashuron marrezisht baletin. Skenen e Teatrit te Operes dhe Baletit e ka shkelur per here te pare me baletin "Francesca da Rimini" dhe e kujton me mjaft emocion, pasi eshte dhe baleti qe i ka lene me shume mbresa. Gjate gjithe ketyre viteve, ka pasur mundesine te preke skenat e endrrave te saj, sic eshte ajo e Vjenes dhe Amerikes. Gjate kesaj interviste, ajo na tregon me shume per jeten e saj artistike, cilat jane emocionet qe i fal skena dhe na zbulon projektet ne vazhdim.
Si ka nisur rruga drejt baletit? Ka qene pasion i lindur apo ka qene dikush qe ju ka shtyre drejt tij?
Sigurisht qe ka qene pasion, i cili vazhdon me te njejtin intensitet edhe sot. Eshte pasioni dhe vullneti qe te bejne te ecesh perpara ne nje profesion, cilido qofte ai. Gjithashtu, nje mbeshtetje shume e forte kane qene prinderit e mi dhe vecanerisht mamaja ime, te cilet dua t'i falenderoj per mundin dhe sakrificen, qe per vite me radhe bene per mua, ne menyre qe une te vazhdoja kete rruge te bukur te artit te baletit.
Cfare do te thote te jesh pjese e Teatrit te Operes dhe Baletit?
Mendoj se arritja me e madhe e nje artisti, eshte kur behet pjese e nje teatri shteteror, nje skene e pazevendesueshme, qe te fal gjithmone shfaqje te mrekullueshme, me emocione te medha dhe duartrokitje qe jane vetem per ty. Kjo eshte kenaqesia me e madhe pas nje pune te gjate e te lodhshme, nje ndjesi qe ta fal vetem teatri.
Si e kujton ngjitjen e pare ne skene?
Ate dite e kam te skalitur fare mire ne mendjen time, sikur te ishte dje. Kam qene dhjete vjece. Sapo kisha filluar klasen e peste dhe pas nje perzgjedhjeje te dy klasave, u caktuan pese cifte per te kercyer "Tarantelen", ne nje shfaqje qe do te zhvillohej tek "piramida". Mbaj mend emocione te pakrahasueshme, pasi ishte hera e pare qe ngjitesha ne nje skene te vertete, aq shume te enderruar. Ishte nje fillim shume i mbare, do te thosha, per vazhdimesine time artistike.
Cila eshte skena e endrrave te tua si balerine?
Nje skene e enderruar ka qene ajo e Vjenes apo e Amerikes, ne te cilat ndjehem shume e lumtur dhe me fat qe kam interpretuar. Eshte nje mundesi, qe jo gjithmone apo gjithkujt i vjen, por une e realizova dhe tani nuk eshte me nje enderr, por nje realitet i jetuar me mjaft emocion. Magjia e baletit eshte se te ben te jetosh ne nje bote krejt tjeter. Te ndjesh, te sillesh, te vishesh, ne nje menyre ndoshta, edhe te panjohur, ku cdo gje eshte e bukur dhe e jeton ndryshe.
Jeni pjese e nje brezi qe ka shume pak hapesira per te debutuar ne skene dhe per te treguar vlerat qe ndoshta s'ju mungojne? Si mendoni ju?
Perkundrazi. Une do te thosha qe ne jemi nje brez shume me fat. Kemi kercyer shume, nga veprat me te bukura shqiptare e boterore, ne skenat tona e te huaja. Mbase kjo nuk eshte e vertete per te gjithe, por nje pjese e mire e brezit tim, e kane gjetur veten fare mire do te thosha une, qofte neper televizione, ne teater apo diku tjeter. Shkollen e baletit e mbarojne shume nxenes, por me te miret e gjejne veten dhe i tregojne vlerat e tyre, por kjo do pune sistematike dhe shume vullnet.
Si nis dhe si perfundon dita per Joniden?
Dita nis me nje zgjim heret ne mengjes dhe me nje kafe prane familjes. Me pas, shkoj ne teater dhe nis punen si zakonisht. Pas dreke, kur kam mesim, shkoj prane Institutit te Etnologjise dhe Folklorit, pasi po ndjek nje master ne kete dege. Ndersa pjesen tjeter e dites, me angazhime personale e familjare.
Sa e rendesishme eshte paraqitja ne skene per Joniden?
Absolutisht qe eshte shume e rendesishme, sepse gjithe punen dhe mundin e perditshem vjen nje moment dhe duhet ta pasqyrosh patjeter ne skene. Kjo do shume perkujdesje dhe angazhim te vecante. Per mua, skena eshte nje domosdoshmeri e pazevendesueshme, eshte nje emocion dhe nje kenaqesi qe tashme nuk bej dot pa te.
Nese nuk do te ishe bere balerine, cili do te ishte profesioni yt?
Gjithmone jam munduar ta coj neper mend se cfare do te isha bere, nese nuk do te isha nje balerine. Por gjithmone ngelet nje pikepyetje, sepse e dua kaq shume kete profesion, sa qe cdo mendim tjeter qe me vjen ndermend, e largoj menjehere.
Ka ndonje pasion te dyte per Jonida Onuzin, pervec baletit?
Noti me pelqen shume dhe kur kam mundesi e aplikoj rregullisht. Eshte nje sport shume i mire, jo vetem per te mbajtur trupin ne forme, por dhe per te qene te shendetshem.
Kush ka qene eksperienca me e bukur qe te ka lene mbresa?
Nuk do te doja te beja nje perzgjedhje kjo apo ajo, sepse te gjitha eksperiencat jane te mrekullueshme dhe me vecantite e tyre. Megjithate, ne nje numer te madh debutimesh ne skenat tona dhe te huaja, do te vecoja baletin e pare te plote qe une kam kercyer, qe ne fakt eshte dhe i pari ne gjinine e tij, ne stilin kontemporan, baletin "Franceska da Rimini"( ne rolin e Franceskes).
Po eksperienca me e veshtire per ju?
Me e veshtira do te thosha ne Chicago. Chicago, sepse te debutosh se bashku me trupen e Joeffrey Ballet, nje nga teatrot me te mira ne bote, me balerine te jashtezakonshem, eshte nje enderr. Fillimi gjithmone eshte i veshtire, sepse shkon ne nje vend ku s'njeh asnjeri, s'njeh as menyren e punes, as mendesine. Por, me shume pune dhe vullnet, gjithcka shkoi me se miri, madje ftesa u perserit serish.
Ju ka trembur ndonje moment te vetem skena?
Asnjehere. Gjithmone kam emocione, por asnjehere nuk me kane mposhtur dhe prandaj, nuk e kam ndier asnjehere friken, por gjithmone nevojen dhe deshiren per te dale serish ne skene.
Cilat jane projektet qe do t'ju ndjekin gjate muajve ne vazhdim?
Projektet jane sipas kalendarit te Teatrit Kombetar te Operes dhe Baletit, por po i leme surprize per lexuesin.