E Martë, 3 Nëntor 2026

Censi/ Regjistrohen 75% e banesave. Sfidat me të cilat përballen anketuesit në terren

Tashmë , 4 javë pas nisjes së procesit të numrit të popullsisë dhe banesave në të gjithë vendin, është arritur regjistrimi i 75 % të banesave.

Në një intervistë për RTSH, Helda Mitre, Anëtare e Njësisë së Koordinimit të Cens, pranë INSTAT tregon për punën në terren.

“Deri tani janë realizuar rreth 75 përqind në të gjithë territorin e Shqipërisë ku sëbashku me banesat janë numëruar edhe individët që jetojnë pranë këtyre”, deklaroi Mitre.

Procesi i regjistrimit të popullsisë dhe banesave ka pasur një ecuri normale dhe nuk janë konstatuar problematika që ta dëmtojnë anketimin.

“Ecuria ka qenë e kënaqshme sipas pritshmërive, normalisht që ne ditët e para ecuria ishte me ritme pak të ngadalta deri sa stafet e terrenit u familiarizuan dhe me banorët me punën që duhet të kryenin dhe me zonat që kishin në ngarkim për të realizuar numërimin e censit. Brenda 4 javëve të parë është realizuar aq sa prishnim“, shprehet Mitre.

Por në gjithë këtë punë voluminoze në gjithë territorin e vendit, ka edhe sfida me të cilat përballen anketuesit.

“Një ndër sfidat më të madhe, është të kontaktuarit me familjen dhe të realizojnë intervistën në një moment të përshtatshëm. Problem mbetet edhe aksesimi i zonave të larta malore”, tregoi ajo.

Në gjithë vendin janë 7200 anketues që po kryejnë regjistrimin. Censi i Popullsisë dhe Banesave ka filluar në datën 18 shtator 2023 dhe do të përfundojë në 29 Tetor.

Gazetare: Teuta Shamku

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›