E Martë, 3 Nëntor 2026

Përfundon puna për vijëzimin e vendkalimit e këmbësorëve në kryqëzimin e rrugës “Don Bosko”

Bashkia e Tiranës vijon punën për të rritur sigurinë për qytetarët në çdo aks rrugor në kryeqytet.

Së fundmi ka përfunduar puna për vijëzimin e vendkalimit të këmbësorëve në kryqëzimin e rrugës “Don Bosko”.

Në fotot e publikuara në rrjetet sociale, duket pamja e re që ka marrë ky aks rrugor në kryeqytet

“Më shumë siguri në çdo segment rrugor. Plotësuam vijëzimin e vendkalimit të këmbësorëve tek kryqëzimi i rrugës “Don Bosko”, shkruan Bashkia e Tiranës krahas fotove.

Me përfundimin e vijëzimit në vendkalimet e këmbësorëve, ofrohet më shumë siguri si për këmbësorët ashtu edhe për drejtuesit e automjeteve.

Ky është një tjetër investim që i’u shtua zinxhirit të ndërhyrjeve në segmentet rrugore të qytetit të Tiranës, investim i cili do të plotësojë infrastrukturën e kësaj zone me ndriçim të përmirësuar, si dhe me sinjalistikën e duhur rrugore.

Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe e Ndriçimit Publik do të vazhdojë ndërhyrjen në çdo rrugicë dhe në çdo lagje të qytetit të Tiranës, duke iu përgjigjur të gjitha kërkesave të qytetarëve të saj.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›