Getoari në Tiranë mes femrave të bukura dhe alkoolit
Këngëtari i njohur i grupit kosovar “Tingulli trent”, Getoar Selimi preferon të shoqërohet më shumë me femra të bukura sesa kolegë këngëtarë, nëse kalon fundjava në Tiranë. Kështu para disa ditësh pasi këndoi në pub “Honey” është fotografuar në shoqërinë e miqve muzikantë si; Big Basta dhe disa vajzave simpatike, mes të cilave dhe këngëtarja Rezarta Shkurta, siç e shihni në foto. Reperi nga Kosova duket se e ka shumë për zemër Tiranën, edhe pse ardhja e kësaj here ka qenë finalizimi i një turi koncertesh në Zvicër, Itali e Shqipëri. Lideri i grupit “Tingulli 3nt” sapo ka publikuar bashkë me grupin e tij një singel të ri, ndërkohë që po punon për këngët e albumit të fundit. Nuk dihet se cila këngëtare do të marrë ftesë nga Getoari për bashkëpunim, një nga specifikat e strategjisë së tij në muzikë. Si një reper i vërtetë, performancat dhe këngët e tij janë të gjitha të veçanta, ashtu siç ishte dhe bashkëpunimi i fundit me Sonin, ku ai u shfaq në klip duke u puthur me figuranten e klipit. Në lidhje me jetën private, ai prej muajsh mban statusin “single”, që nga ndarja nga prezantuesja televizive, Hana Shehu.