E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alban Dudushi feston në një natë rokerësh



Moderatori i njohur i programit të përnatshëm “Top Show” në “Top Channel” nuk ka hezituar të ishte i pranishëm në një natë të veçantë, ku flitej për rrock-un shqiptar të viteve ’90, dhe ku këndohej muzikë rrock. Shkas për këtë organizim special u bë Kozeta Kurti, e cila promovoi mes miqsh artistë antologjinë “Era e ndryshimit”, dhe ku kishte ftuar shumë artistë dhe gazetarë të njohur. Në promovimin e organizuar në club “Cavaliero”, Dudushi ka qëndruar gjatë, edhe se i përket atij brezi të rinjsh artistë të viteve ’90 por edhe për shkak të njohjes personale me Kozetën, pasi për një kohë ajo prezanonte netët e muzikës në “Top Show”. Ky format që për një periudhë fundjavat ia kushtoi muzikës nën titullin “Blue Jeans” ka më se një vit që ka ndryshuar format pas 5 vitesh. Tashmë “Top Show” në vetvete përbën një traditë, dhe me ndryshimet e fundit të studios u kthye në një emision elitar ku diskutohet për gjithçka.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›