Shfaqet Julka, poza sensuale në reklamën e re të emisionit të saj
Julka Gramo, këngëtarja e njohur e muzikës “dance” ka vendosur të shfaqet në një mënyrë interesante tani në prag të verës. Ajo ka realizuar një set të ri fotografish për reklamën e emisionit të saj “What’s up”, që transmetohet prej katër vitesh në valët e radio NRG. Këngëtarja, e cila prej kohësh ka vendosur të qëndrojë larg syve të publikut dhe medias, ka realizuar këtë set të veçantë fotografish, ku shfaqet sa sensuale aq dhe ekstravagante. Ka menduar të rifreskojë me imazhin e saj formatin e emisionit që i kushtohet kulturës së muzikës hip-hop, që këndohet shumë nga të rinjtë në Shqipëri. Ky emision për pak kohë u transmetua dhe në ekranin e kanalit muzikor “Supersonic Tv”, dhe pas ndërprerjes së transmetimit televiziv vazhdon në radio çdo mbrëmje nga e hëna deri të premten. Duket se Julka i menaxhon mirë daljet e saj publike nën kujdesin edhe të Andy Dj, me të cilin bashkëjeton prej vitesh. Ajo pati shumë sukses me këngën “Gansta”, në bashkëpunim me Big Bastën, ndërkohë që po përgatitet për një dalje të re në muzikë. Po çfarë është duke punuar konkretisht?! Natyrisht që preferon ta ruajë sekret për t’i rezervuar një surprizë të bukur publikut.