Klodit i bie inati i finales, në PUB joshet nga femrat
Nuk është përmbajtur, por e ka shprehur hapur pakënaqësinë që provoi në finalen e programit “Big Brother”. Në radhë të parë sepse mund të pretendonte të ishte ai fituesi, pasi solli një risi në këtë format televiziv, duke rrëfyer një të vërtetë tronditëse siç ishte homoseksualiteti i tij. Dhe në radhë të dytë, pakënaqësia u shtua akoma edhe më shumë kur çmimin e parë e mori ai që, sipas Klodit, nuk e meritonte aspak, Jetmiri. Më pas, djali 35-vjeçar nga Lezha ka preferuar një tërheqje mediatike, duke munguar në disa intervista në televizion, ku ishin të ftuar të gjithë finalistët e tjerë. Por mesa duket nuk i ka rezistuar dot jetës së zhurmshme dhe plot alternativa të kryeqytetit. Pak ditë më parë ka pasur ditëlindjen dhe në shoqërinë e familjarëve, miqve të rinj dhe të vjetër, ka festuar në një nga baret e Tiranës, ndërkohë që është parë me shoqëri në ambiente të ndryshme. Madje Klodi nuk ka nguruar të marrë poza interesante, sapo ka parë paparacë rrotull. Si në këtë foto, ku ka preferuar të bëjë një pozë artistike me një vajzë bukuroshe bjonde. Mbas “Big Brother” nuk dihet se çfarë vendimi do të marrë Klodi, nëse do të rikthehet në Shqipëri, një dëshirë që ai e ka shprehur më herët, apo do të udhëtojë përsëri për në Itali.