E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flori rrëmben çmimin e dytë në “Balkan Music Awards”



Më 16 maj në Sofje të Bullgarisë u mblodhën artistët më të mirë nga 11 vendet e Ballkanit në festivalin “Balkan Music Awards”, që nëpërmjet muzikës të tregojnë se kultura nuk njeh kufinj. Spektakli është mbajtur para 30.000 personave në publik, në sheshin “Battenberg” dhe miliona shikuesve nëpërmjet ekraneve televizive në të gjitha vendet pjesëmarëse. Të gjithë janë prezantuar shkëlqyeshëm, por ishte vetëm një fitues, si kënga më e mirë e Ballkanit. Shikuesit kanë zgjedhur hitin serb të titulluar “Ljubavi" ose në shqip “Dashuri”, kënduar nga Zheljko Joksimoviç.

I DYTI Në BALLKAN
Pas sukseseve të shumta si këngëtar dhe kompozitor, fama e tij si duket kalon kufirin shqiptar. Flori Mumajesi, me këngën e tij “Play back”, shpallet i dyti në listën e më të mirëve në Festivalin “Balkan Music Awards” të mbajtur në Sofje të Bullgarisë. Pasi mori çmimin “Kënga hit” te festivali ‘Kënga Magjike”, kënga zhurmoi shumë për shkak të tematikës, që në momentin kur u lançua. Tashmë Flori përgatitej për një tjetër eveniment. “Playback” i ka kaluar të gjitha parashikimet e mundshme që kisha menduar unë për të, dhe jo vetëm të miat, por edhe të shumë prej kolegëve të mi”, ka theksuar ai.

DUET ME KëNGëTAREN BULLGARE, ALISIA
Një befasi e radhës që Flori u rezervon fansave dhe publikut shqiptar, është dueti i realizuar me këngëtaren bullgare, Alisia. Kënga titullohet “Ne e kraia”, që në shqip do të thotë “Nuk është fundi”. Të njëjtën këngë në duet, Flori dhe Alisia, e kanë prezantuar para publikut në Sofje. Më interesante paraqitet teksti i këngës, pasi është i përzier në dy gjuhë, Flori këndon shqip, kurse Alisia në bullgarisht.

KUSH ëSHTë ALISIA?
E lindur në Ihtiman, qytet në Bullgari, Alisia karrierën e saj muzikore e fillon në vitin 2002, në bashkëpunim me produksionin “Ara Music”. Përveç muzikës, Alisia është e njohur edhe si valltare, ndërkohë popullaritetin më të madh e arrin pas lidhjes së saj me futbollistin bullgar, Valeri Bozhinov. Ndërsa për publikun shqiptar, ajo është e njohur si një ndër këngëtaret që më së shumti ka kopjuar nga muzika shqipe.

NDARJA E DISA çMIMEVE Në KëTë FESTIVAL
Në kategorinë "Artisti i Ballkanit 2009", çmimin e ka fituar ylli turk Hadise. Nga ajo skenë magjike, ajo falenderoi nënën e saj për mbështetjen, duke dedikuar çmimin për të gjithë ata që e duan. Tre të rinjtë nga grup “Akcent”, me këngën “Ky është emri im”, fituan në kategorinë " Duet/grupi më i mirë 2009". Mega ylli grek, Anna Vissi, u nderua për kontributin e saj të madh në zhvillimin dhe promovimin e muzikës ballkanike. Ajo fitoi gjithashtu edhe në kategorinë "Video më e mirë 2009". bl. re

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›