Demonstrata-homazh fillon zbrazja e sheshit. PS Jo provokimeve

Ka filluar te boshatiset nga makinat sheshi ne te cilin do te zhvillohet demonstrata homazh. Forca te shumta policore ndodhen ne shesh duke marre masa per zbrazjen e sheshit ne pritje te demonstrates-homazh ne nderim te te vrareve te nje jave me pare pikerisht ne te njejtin vend. Policia Rrugore po merr masat per largimin e makinave nga
bulevardi Deshmoret e Kombit ndersa sipas te dhenave qarkullimi do te ndalohet plotesisht rreth ores 1330.
Gjithashtu behet e ditur qe edhe mediave u eshte kerkuar te vendosen ne nje tjeter pozicion ndryshe nga ai ku ishin vendosur gjate demonstrates se 21 janarit. Edhe pse nje dite e ftohte dhe me shi pritet qe demonstrata e sotme - homazh te kete nje numer shume te madh pjesemarresish.
PS Qytetaret lutje dhe respekt asnje pergjigje ndaj provokimeve
Anetarja e Asamblese Kombetare te PS-se Megi Ajtyresa u ka bere thirrje sot te gjithe pjesemarresve ne demonstraten-homazh qe te mos i pergjigjen asnje lloj provokimi teksa kerkoi respekt per policet ne detyre. Opozita e bashkuar i ben thirrje cdo qytetari pjesemarres ne demonstraten homazh qe te vije me rrobat e zise me lulet e nderimit dhe me qiririn e lutjes per nje paqe te madhe sociale mes shqiptaresh.
Asnje thirrje asnje pergjigje ndaj cfaredo provokimi gjate ecjes ne rruget e Tiranes asnje shprehje tjeter vec respekti per cdo polic qe sot eshte ne detyre.
Policia e Shtetit eshte e ftuar te beje pa asnje ngurrim te gjithe punen e domosdoshme te saj dhe cdo demonstrues eshte i thirrur te jete mirekuptues e bashkepunues me policine.
U lutemi te gjitheve te respektojne drejtimin e levizjes dhe te mirekuptojne ngadalesine e ecjes ne kushtet e posacme qe imponon solemniteti i homazheve te sotme.
Keto jane ore te renda per Shqiperine. E gjithe bota i ka syte nga ne. Te gjithe ne demonstrues e police duhet te japim sot mesazhin e nje populli te qyteteruar ne rrugen e rivendosjes se demokracise permbylli Ajtyresa. Edhe dje ne nje konference per shtyp kreu i PS-se Edi Rama kerkoi nga te gjithe pjesemarresit qe te shmangnin provokimet dhe te ndiqnin paqesisht kortezhin ne nderim te tre te vrareve.