E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gëzim Kasëmi kërkon të shtyjë vendimin

Autori i Lajmit: red.
Gëzim Kasëmi, i akuzuar si shoku i Altin Dardhës ka kërkuar shtyrjen e dhënies së vendimit. Kasëmi i ka dërguar një kërkesë trupit gjykues ku i kërkon shtyrjen e seancës për një datë tjetër. Kjo është hera e dytë që shtyhet dhënia e vendimit, pasi vetëm një ditë më parë seanca është shtyrë me kërkesë të mbrojtjes së Gëzim Kasëmit, i cili ka kërkuar shtyrjen e seancës. Dy seanca më parë, prokurori i çështjes ka kërkuar shpalljen fajtor të Gëzim Kasëmit për veprën penale “vrasje me dashje në bashkëpunim” dhe “armëmbajtje pa leje”. I pandehuri akuzohet për bashkautorësinë në vrasjen e Burhan Tomorit, Abdurrahim Tomorit, Behar Eskiut dhe Kastriot Bejkos, ngjarje e rëndë kjo, e ndodhur në qytetin e Beratit, më 25 shkurt 1998. Në këtë përplasje mes bandës së Burhan Tomorit apo e njohur ndrsyshe si banda e Vakëfit dhe bandës së Altin Dardhës, mbetën të plagosur edhe Ramadan Eskiu dhe Vlash Shkurti.
Ky lajm është publikuar: 29/04/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›