E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Ende punë e madhe për t u bërë nga qeveria”

Autori i Lajmit: red.
Akti i dorëzimit nga Kryeministri Berisha, i kërkesës të Shqipërisë për anëtarësim në BE u zhvillua në prani të Kryeministrit të Republikës Çeke, Mirek Topolanek, në cilësinë e presidentit të radhës të Bashkimit Evropian dhe Drejtorit të Përgjithshëm për Zgjerimin në BE, zotit Michael Leigh, delegacioneve të të dy vendeve. Kryeministri Berisha, në fjalën e tij tha: “Në këto momente historike për vendin tim, mendjet dhe sytë e bashkëqytetarëve të mi shqiptarë, të cilët e konsiderojnë anëtarësimin në BE si ëndrrën e projektin më të bukur për të gjithë ata, si projektin më të shkëlqyer për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Të gjithë bashkëqytetarët e mi shqiptarë janë sot me mua këtu në Pragë, ndërsa ne festojmë me gëzim dhe emocion të madh këtë moment solemn, të dorëzimit zyrtar të kërkesës së Shqipërisë për anëtarësim në BE. Ky akt shënon dhe mbart një domethënie historike, pasi shënon rikthimin e vendit tim në familjen e kombeve evropiane, nga të cilët ai u nda fizikisht, por jo shpirtërisht, për një periudhë kaq të gjatë kohe. Shqipëria e merr këtë moment si një obligim të madh dhe e konsideron këtë si një proces, i cili duhet dhe do të jetë totalisht i bazuar në arritje, por ai është një motivim i madh i qeverisë dhe kombit tim për të punuar për këtë projekt historik. Garantoj zotin Kryeministër, të siguroj zotin Leight, Drejtor i Zgjerimit në Komisionin Evropian, vendet anëtare të BE-së se Shqipëria e merr këtë moment si një obligim të madh dhe e konsideron këtë si një proces, i cili duhet dhe do të jetë totalisht i bazuar në arritje, por ai është një motivim i madh i qeverisë dhe kombit tim për të punuar për këtë projekt historik”. I pyetur në lidhje me hapat e tjerë në drejtim të integrimit në BE, Kryeministri Berisha u shpreh se “ka një punë të madhe që do bërë ende nga ana jonë për të ecur përpara. Liberalizimi i vizave është gjithashtu një synim madhor. Shtetasit shqiptarë janë të vetëdijshëm se anëtarësimi në BE do të thotë të lëvizin lirshëm në Evropë si qytetarët evropianë, me dinjitet dhe ne do të bëjmë gjithçka është e mundur, do të plotësojmë çdo kriter dhe kërkesë, me qëllim që të kemi besimin e vendeve anëtare të BE-së, të KE-së, në mënyrë që të liberalizohen vizat”.

Ky lajm është publikuar: 29/04/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›