Lieg: “Kusht kyç për shqyrtimin zgjedhjet e lira në qershor”
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në BE, Michael Leigh, ka deklaruar, edhe pse aplikimi është një gur i madh kilometrik që tregon përkushtimin e Shqipërisë ndaj BE-së, “mbajtja e zgjedhjeve parlamentare në qershor në mënyrë të lirë e të ndershme mbetet një kusht kyç për miratimin e kërkesës”. Kryeministri Berisha i ka dorëzuar homologut të tij çek, vend i cili mban Presidencën e radhës së BE-së, Mirek Topolanek, kërkesën për aplikimin e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian. Në fjalën e tij gjatë ceremonisë, Kryeministri çek, Topolanek, tha se Shqipëria ka bërë ndryshime të jashtëzakonshme. Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në BE, Michael Leigh, i pranishëm në ceremoninë e dorëzimit të kërkesës për aplikim nga Kryeministri Berisha, tha ndër të tjera se “sot, Shqipëria ka realizuar një gur të madh kilometrik, që shënon përkushtimin e fuqishëm të Shqipërisë ndaj vlerave evropiane. Tashmë i takon Këshillit të BE-së për të vazhduar më tej. Komisioni Evropian do të përgatisë një opinion për të ftuar Shqipërinë dhe për procedurën e mëtejshme. Shqipëria ka bërë përparim të vazhdueshëm në reformat kyçe politike. Që nga viti 2006, në drejtimin e qeverisë shqiptare ka pasur reforma në sektorë kyç për t u harmonizuar me kriteret e BE-së. MSA-ja hyri në fuqi në prill të këtij viti dhe Shqipëria ka luajtur një rol stabilizues në rajonin e Ballkanit. Tashmë, u takon shqiptarëve që të shfaqin aftësitë e kapacitet e tyre për të kaluar në etapën tjetër të integrimit drejt BE. Kjo do të thotë forcim i sundimit të ligjit dhe mbajtja e zgjedhjeve parlamentare në qershor në mënyrë të lirë e të ndershme mbetet një kusht kyç. Perspektiva evropiane për Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit është thelbësore për stabilitetin dhe begatinë e këtij rajoni, ashtu si edhe për gjithë BE, për të bërë përparim solid në reformat ekonomike, për të krijuar një mjedis të favorshëm për bashkëpunim ekonomik, që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat në BE falë meritave të tyre personale, duke pasur si qëllim e synim anëtarësimin e plotë në BE”, - përfundoi Leigh.
Kërkesa
Kreu i qeverisë shqiptare, Berisha, duke i dorëzuar Kryeministrit Topolanek aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në BE, lexoi tekstin e saj: “Në emër të Republikës së Shqipërisë, në vijim të rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, të datës 29 janar 2009, mbështetur në aspiratën dhe vullnetin mbizotërues të popullit shqiptar për t u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, kemi nderin që, në përputhje me nenin 49 të Traktatit të Bashkimit Evropian, të paraqesim aplikimin e Republikës së Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Përfitojmë nga rasti për t i ripërsëritur Shkëlqesisë Suaj sigurimet e konsideratës sonë më të lartë”.
Ky lajm është publikuar: 29/04/2009