I pandehuri mohon akuzat e ngritura ndaj tij
Autori i Lajmit: red.
Gjykata e Krimeve të Rënda vijoi dje me pyetjen e të akuzuarve për masakrën e vitit 1997 në Cërrik, kur si pasojë e një sulmi me armë zjarri u vranë 6 punonjës të Gardës së Republikës, ndërsa disa të tjerë mbetën të plagosur. Gjatë kësaj seance, foli i pandehuri Llazar Bicja, i cili mbajti qëndrim mohues ndaj akuzës së ngritur ndaj tij nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ndërsa përfaqësues të Prokurorisë konfirmuan se dispononin prova të mjaftueshme për të provuar autorësinë e të pandehurve në ngjarjen e rëndë të Cërrikut. Ndër të tjera, Prokuroria mësohet se ka siguruar dëshminë e njërit nga të pandehurit e procesit, Bujar Buzani, i cili ka pranuar të flasë mbi rrethanat e ngjarjes dhe përgjegjësit e saj. Të pandehur në këtë proces janë: Llazar Bicja, Met Bozi, Arjan Toska, Roland Sota (Xhepexhiu), Alban Toska, Skënder Cani, Tomor Buzani, Entel Gashi si dhe Bujar Buzani, i cilësuar si i penduari i bandës.
Ky lajm është publikuar: 29/04/2009