Grabiten 200 mijë euro në shtëpinë e biznesmenit
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Tiranë
Persona të paidentifikuar grabisin në shtëpinë e një biznesmeni në Tiranë 200 mijë euro. Në mes të ditës, në një prej zonave të populluara të kryeqytetit, grabitësit kanë hyrë nga taraca e katit të 9-të pallatit në shtëpinë e biznesmenit të ndërtimit. Kanë mundur të hapin kasafortën dhe të largohen së bashku me shumën e parave. Në kohën e grabitjes, asnjë prej anëtarëve të familjes nuk ka qenë në shtëpi. Ndërsa policia është njoftuar për vjedhjen spektakolare pas mesditës, kur biznesmeni i ndërtimit është kthyer në shtëpi dhe ka gjetur kasafortën bosh. Uniformat blu kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ku kanë marrë ato pak prova që grabitësit kanë lënë në vend. Por deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme policia nuk ka pasur asnjë të dyshuar për ngjarjen.
Ngjarja
Të paktën dy persona kanë hyrë në shtëpinë e Ilir Çelës, biznesmen ndërtimesh, dhe kanë grabitur 200 mijë euro. Ka qenë ora 16:30 kur ekspertë të sektorit të vjedhjve kanë shkuar në shtëpinë e ndërtuesit në rrugën “Hamit Shijaku” në Tiranë pas njoftimit për grabitje. Grupi i hetimit ka marrë në pyetje fqinjët e biznesmenit, por asnjë prej tyre nuk ka mundur të japë informacione që çojnë në gjurmët e grabitësve. Ndërkohë në momentin e ngrabitjes, në shtëpinë e biznesmenit nuk ka pasur njeri. Policia ka rindërtuar edhe një herë ngjarjen. Sipas burimeve, mësohet se grabitësit kanë hyrë nga taraca e pallit 9-katësh në shkallën e tij dhe më pas në shtëpinë e biznesmenit. Ata kanë mundur të hapin kasafortën dhe, pasi kanë grabitur paratë kanë zbritur nga shkallët pa u vënë re nga askush.
Hetimet
Nisur nga mënyra e grabitjes, vendodhja e kasafortës, dijenia se në atë orar në shtëpinë e biznesmenit nuk kishte asnjë njeri, kanë ngushtuar rrethin e të dyshuarve për policinë. Me gjithë dyshimet, për njerëz të njohur të familjes, policia nuk ka asnjë të dyshuar konkret për grabitjen.
Ky lajm është publikuar: 29/04/2009