E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gëzim i dyfishtë për Van Persien

Sulmuesi i Arsenalit, Van Persie, ka thënë se pozita e tretë është e rëndësisë së dyfishtë për skuadrën e tij, pasi ata arritën që të kualifikohen në Ligën e Kampionëve dhe të përfundojnë më lartë në tabelë se rivali i tyre i qytetit Tottenham.

“Ishte dyfish e rëndësishme të përfundonim në pozitën e tretë. Ne definitivisht siguruam Ligen e Kampionëve dhe ky ishte objektivi kryesorë i yni. Por gjithashtu është gjithnjë ndjenjë e mirë të përfundosh më lartë se Spurs në tabelë”, tha Van Persie.

Holandezi këtë sezon ka shënuar 30 gola me Gunners dhe është shpallur golashënuesi më i mirë në ligë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›