Podolski, i gatshëm të luajë kudo

Ylli gjerman në fillim të këtij muaji është transferuar te skuadra angleze për 11 milionë funte.
26 vjeçari ka shënuar 18 gola në 29 ndeshje këtë sezon, pavarësisht se Kolni ka rënë në Bundesliga 2.
Por, me Van Persien që ka vetëm edhe një vit kontratë dhe më interesimin e madh të shprehur nga Manchester City për të, në mesin e tifozëve ka shumë paqartësi, pasi ata mendojnë së gjermani ka ardhur për ta zëvendësuar atë.
Megjithatë , ish-lojtari i Bayern Munichut llogarit se Van Persie do të udhëheqë skuadrën edhe në sezonin e ardhshëm.
Podolski insiston se është i gatshëm të luajë kudo në vijën e sulmit për t’i ndihmuar skuadrës që të arrijë sukseset e pritura.
“Kisha një sezon shumë të mirë me Kolnin dhe si rezultat i kësaj do të jem pjesë e Euro 2012. Pas kësaj do bashkohem me shokët e rinj te Arsenali, ku do të jap më të mirën që të arrij suksese atje”, tha Podolski.
“Në Koln kam luajtur si sulmues dhe organizator. Në Gjermani kam luajtur në të majtë. Fatmirësisht nuk mendoj se në cilin pozicion do të luaj. Por, është trajneri ai që gjithmonë vendos dhe unë tentoj të bëj më të mirën”, u shpreh gjermani.