E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ribery: Ndaj Chelseas, ndeshje e vështirë

Franck Ribery beson se Chelsea nuk është një kundërshtar i lehtë për Bayern Munichun. Klubi anglez dhe ai gjerman do të përballen të shtunën në finale të Ligës së Kampionëve, ndërsa mesfushori francez pret punë të vështirë për ekipin e tij.

“Nëse mendojmë për lojën, Barcelona është më e mirë se Chelsea. Por, nëse e shohim organizimin, taktikën dhe goditjet nga larg, anglezët janë më të fortë. Chelsea ka luajtur në mënyrë defanzive ndaj Barcelonës dhe mendoj se edhe në Munich do ta ketë një qasje të njëjtë. Është një skuadër kompakte dhe mirë e organizuar, do ta kemi vështirë”, tha Ribery.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›