E Shtunë, 31 Tetor 2026

Botërori 2014, rrezikojnë 5 stadiume

Një dokument, i siguruar ekskluzivisht nga e përditshmja braziliane 'Folha de Sao Paulo', zbulon se Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) e konsideron si kritike situatën e punëve në disa prej stadiumeve që do ta presin Botërorin 2014.

Në bazë të informatave të siguruara nga e përditshmja në fjalë, FIFA ka paralajmëruar se ekziston rreziku i vonesës në së paku pesë stadiume.

Brengosja kryesore i përket stadiumit Natal, i cili është në rrezik serioz për të mos qenë i gatshëm. Nga 12 stadiumet, i vetmi që është duke e respektuar skadimin e afatit është në Fortaleza.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›