E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea ofron 35 milionë për Hulk

Chelsea është e vendosur të përforcohet gjatë verës, pa marrë parasysh nëse e fiton apo jo Ligën e Kampionëve, ku në finale do të luajë të shtunën ndaj Bayern Munichut.

Skuadra londineze ia ka mësyrë sulmuesit brazilian Hulk, i cili luan në Porto.

Sipas të përditshmes britanike Daily Star, klubi nga Stamford Bridge është i gatshëm t’i shpenzojë 35 milionë euro për sulmuesin e fuqishëm.

Mirëpo, kampioni portugez nuk e ka ndërmend të heq dorë nga ai për një shumë më të vogël se 50 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›